Dalin pamjet e testimit të Kia EV9 SUV

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kia për Car and Driver ka konfirmuar se EV9 do të dal në shitje në tregun e SHBA-ve në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Gjatë pranverës, Kia konfirmoi se koncepti i EV9 i shfaqur për herë të parë në shfaqjen e veturave në Los Angeles në nëntor të vitit 2021, do të futet në prodhim gjatë vitit 2023.

Prodhuesi korean i veturave tani ka zbuluar se “crossover-i” elektrik do të ketë debutimin e tij global në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Kia gjithashtu publikoi një seri fotosh të produktit EV9 gjatë fazës së testimeve.

Fotografitë e reja shfaqin EV9 duke u testuar në afër qendrës R&D në Kia në Namyang të Koresë Jugore. Kia thotë se EV9 është futur në testimin e ngjitjes në kodër me 4 rrota, pista të terreneve të vështira, testimin e vozitjes në ujë më të thellë, dhe vozitjes në kalldrëm për të vlerësuar komfortin gjatë vozitjes.

EV9 gjithashtu është testuar edhe në pistat me shpejtësi të lartë dhe në pistat të cilat testojnë manovrimin në skenarët me fërkim të ulët.

Përderisa mund të shihet pjesa e përparme e EV9, ajo pjesë duket shumë e ngjashme me konceptin, me fenerë të përparmë vertikal dhe dy pjesë me prerje horizontale. Vetë trupi është më pak i trashë se ai i konceptit, por që përdredhja e lartë në vijën e dritareve ka mbetur po e njëjta nga koncepti.

Nga Kia deklaruan se EV9 di të bëhet modeli kryesor dhe më i shitur i markës së tyre kur do të dal në shitje në vitin 2023. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...