Dalin në shitje pamje të papublikuara më parë të Monroe (Foto)

PUBLIKUAR

Pamjet në prapaskenë të filmit të fundit të yllit hollivudian Marilyn Monroe kanë dalë në shitje për 20 mijë paund. Xhirimet plot 48 minuta, të papara ndonjëherë janë bërë teksa Monroe regjistronte në zona të ndryshme të SHBA më 1961 për filmin “The Misfits”.

Filmi, në të cilin Monroe luante rolin e një gruaje të divorcuar që miqësohet me bukurosin Clark Gable, i madh në moshë, por me një karakter kauboj, u dëmtua gjatë xhirimeve, dhe nga një varg pengesash.

Monroe po i jepte fund martesës së saj me Arthur Miller, shkrimtarin e filmit, dhe në një moment xhirimet ishin shtyrë për dy javë, që Monroe të shkonte në rehabilitim.

Prodhimi i iu besua Stanley Killar, i cili i ka bërë filmimet me kamerën e tij personale. Si pjesë e skuadrës së produksionit, Killar pati mundësi të filmonte dhe në vende ku media nuk lejohej kurrë, dhe arrit të kapte disa pamje të yllit të filmave./TCH/Telegrafi/
monroe

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...