Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka kërkuar nga partitë politike që të dakordohen për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale që të jetë para se të hyhet në stinën e dimrit.
Daka tha sot në takimin konsultativ me presidentin Thaçi për caktimin e datës së zgjedhjeve se një datë më e hershme do të ishte më e mirë për shkak se në zgjedhjet lokale me siguri se do të ketë edhe balotazh, shkruan Arbresh.info.
“KQZ sa i përket datës për zgjedhjet lokale, natyrisht se kurdo që ato shpallen ne do t’i organizojmë, por ta kenë parasysh se jemi duke shkuar drejt dimrit dhe se data sa më e hershme të jetë do të jetë më mirë, sepse për zgjedhjet lokale me siguri se do të ketë edhe balotazh”, është shprehur Daka.


