Daka: Nga listat e votuesve janë larguar rreth 70 mijë qytetarë (Video)

PUBLIKUAR

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duke folur për procesin e pastrimit të listave të votuesve, ka thënë se listat vazhdimisht janë pastruar.

 

Daka në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se janë larguar nga lista gati 70 mijë qytetar.

“KQZ së bashku me agjencionin për regjistrim civil ka larguar nga listat e votuesve më shumë se 35 mijë të vdekur dhe 31 mijë qytetar të cilët kanë humbur shtetësinë apo kanë hequr dorë prej saj, që i bie gati 70 mijë qytetar apo votues janë larguar nga listat votuese”, ka thënë Daka.

Duke folur për kritikat që janë adresuar ndaj KQZ-së lidhur me regjistrimin e votuesve nga diaspora, Daka ka thënë se KQZ vetëm sa ua ka lehtësuar punën e regjistrimit të tyre.

Ajo ka thënë se diaspora i ka pasur këtë herë 7 ditë në dispozicion për aplikim për regjistrim./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...