Daimler përgatit diçka të re – kamionët e rinj elektrik që me vetëm një mbushje përshkojnë 500 kilometra

PUBLIKUAR

Bashkimi Evropian po i bënë presion industrisë së kamionëve që të përmbushin qëllimet klimatike. Modelet e reja deri më 2025 në duhet të lirojnë 15 për qind më pak gazra helmuese, kurse deri më 2030 deri në 30 për qind.

Kamionët elektrikë me rreze prej 500 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë – rrugëve të Gjermanisë kanë filluar këtë vit – por vetëm si një lloj testi, transmeton Telegrafi.

Prodhimi serik i modelit eActros LongHaul duhet të fillojë në vitin 2024, ka njoftuar Daimler Truck. Modelet e para të kamionëve eActros, kjo kompani filloi t’i prodhojë vitin e kaluar.

Fjala është për kamionët e ashtuquajtur për transport distribues që varësisht nga modeli – kanë tri apo katër pako të baterive. Ata me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojnë deri në 500 kilometra.

Duke kaluar në motorët me djegie të brendshme në ata elektrik – Daimler Truck mbështetet në bateritë e fuqishme. Kjo kompani veten e përshkruan si lider botëror në prodhimin e kamionëve – autobusëve dhe mjeteve tjera komerciale motorike dhe ka mbi 100 mijë të punësuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...