Daçiq: Perëndimi dëshiron ta shtyjë Kosovën në organizatat ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse siç tha ai është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, sipas tij “gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare”.

Gjithashtu, ai në TV Pink ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, “Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”.

Dy ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...