Daçiq: Nuk do të lejojmë që Kosova të fitojë një ulëse në OKB

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin.

Gjatë një interviste për ‘Blic’, Daçiq ka theksuar se Serbia e ka kryer punën e saj dhe tani marrëveshjet dhe afatet kohore duhet respektuar.

“Themelimi i Asociacionit është një provë e madhe për BE, këtu do të kuptohet autoriteti i tyre”, ka thënë ministri, transmeton lajmi.net.

Ai ka ripërsëritur se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të fitojë një ulëse në OKB.

Duke folur për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ministri serb ka thënë se nuk ka qenë i habitur nga reagimi i ‘butë’ i Brukselit dhe Uashingtonit.

“Ata shumë shpesh japin deklarata të ashpra kur Serbia bën diçka ose jo, dhe në anën tjetër toleron shumë lëvizje të gabuara të Prishtinës. Imagjinoni Serbia të bënte një arrestim të tillë, do të ishte një kaos. Kjo është arsyeja pse Vuçiq është i zhgënjyer më këtë qëndrim”

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...