Daçiq: Do sillemi me Maqedoninë njejtë si sillen ata me ne

PUBLIKUAR

Ministri për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për ”Vecerne Novosti” ka folur edhe një herë për marrëdhëniet me Maqedoninë. Ai e ka përsëritur qëndrimin e reciprocitetit me fqiun që kanë inate prej kur Maqedonia pranoi Kosovën si shtet të pavarur.

”Disa herë ju kam thënë përfaqësuesve të Maqedonisë. Ashtu siç do sillet shteti juaj me Serbinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu do të sillemi edhe ne me ju.”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër është përgjigjur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov i cili ka thënë se vetëm politika në mes fqinjëve është problem, pasi qytetarët janë duke bashkëpunuar dhe duke bashkëjetuar frytet e fqinjësisë.

Më herët, Daçiq edhe një herë e përsëriti qëndrimin se Maqedonia ka gabuar rëndë me pranimin e Kosovës si të pavarur dhe gjithashtu si gabim e vlerëson votën PËR, që Kosova të anëtarësohet në UNESCO

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...