Cruise AV, makina vetë-vozitëse pa timon apo pedale kontrolli (Video)

PUBLIKUAR

General Motor u ka bërë kërkesë autoriteteve amerikane, për lejimin e prodhimit të një makine vetë-vozitëse që nuk ka timon, pedale për frenim apo rritje shpejtësie.

Kjo veturë është quajtur Cruise AV dhe ka si bazë Chevrolet Bolt EV, ndërsa pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.

Dan Ammann që është president në GM, ka thënë se kjo veturë nuk ka asnjë komandë manuale, ndërsa para ulëses së shoferit, është njëjtë sikurse te ajo e shoqëruesit.

Vetura që është e gatshme për prodhim, i ka 21 radarë dhe 16 kamera, si pjesë e nivelit të pestë të lëvizjes autonome.

Megjithatë, Cruise AV që mund të hyjë në funksion vetëm me rrugët që kanë harta të detajuara digjitale, duhet leje të speciale për qarkullim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...