“Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori”

PUBLIKUAR

Pepe është rikthyer të flasë për shokun e ngushtë dikur te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.

Ata kanë ruajtur raportet dhe edhe sot, vazhdojnë të jenë dy miq të mirë, edhe pse në ekipe të kundërta.

Sipas ish mbrojtësit të Real Madridit, CR7 është më i miri në historinë e futbollit.

“Unë e admiroj shumë Cristianon dhe kjo është tashmë publike, për mua ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Pepe në një intervistë për “TNT Sports”.

“Ai arriti të bënte atë që askush nuk bëri. Ai fitoi në Angli, ai fitoi në Spanjë, në Itali, ai fitoi me ekipin e Portugalisë. Ne jemi 10 milionë njerëz. Ai ishte kapiteni ynë, shumë njerëz e kritikojnë atë pa e ditur se çfarë është përbrenda”.

Pepe dhe Ronaldo kanë luajtur bashkë në Madrid nga viti 2009 deri më 2017. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...