Cristiano në Madrid? Përgjigjet Ancelotti

PUBLIKUAR

A do të kthehet Cristiano Ronaldo në Real Madrid?

Kjo është pyetja që i është bërë Carlo Ancelottit në ditën e parë si trajner i Real Madridit.

Italiani, hezitoi të flasë lidhur me këtë, duke thënë se duhet respektuar lojtari dhe klubi në të cilin gjendet, derisa dha sinjale se CR7 i takon të kaluarës.

“E kam përzemërt Cristianon, por nuk më pëlqen të flas për lojtarët e klubeve tjera”, u shpreh Ancelotti në konferencë për media gjatë prezantimit në Madrid.

“Ai ka kontratë me Juventusin dhe nuk më duket korrekte të flas”.

“Ende është duke bërë punë të mirë dhe po shënon shumë gola”.

“Një gazetar jo shumë kohë më pyeti nëse është fundi i karrierës së Ronaldos në Itali. I thash sa gola ka shënuar, më tha te 30, i thash po, është fundi, dikur ka shënuar 50 gola e sot 30”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...