Coutinho do të operohet, mund të mungojë disa muaj

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik për ta mësuar shkallën e dëmtimin në gjurin e majtë dhe rrezikon të mungojë disa muaj, ka konfirmuar  Barcelona.

Përfaqësuesi i Brazilit u detyrua ta braktisë fushën e lojës rreth 10 minuta parafundit në barazimin zhgënjyes të Barcelonës 1:1 me Eibarin të martën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Ai e lëndoi gjurin dhe e la fushën duke çaluar.

Vlerësimet fillestare mjekësore sugjerojnë se ai mund të mungojë gjatë dhe Barça konfirmoi sot se ai e ka dëmtuar meniskusin anësor dhe si pasojë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

Në një komunikatë për media, Barcelona tha: “Testet e kryera sot ndaj lojtarit të ekipit të parë Philippe Coutinho tregojnë se mesfushori e ka pësuar një lëndim në meniskusin anësor të gjurit të majtë. Ai do t’i nënshtrohet operacionit artroskopik në ditët në vazhdim”.

Mungesa e gjatë e Coutinhos do t’i shkaktojë kokëçarje shtesë trajnerit Ronald Koeman, i cili po përballet edhe me mungesat të tjera si Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Gerard Pique./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...