Corvette do të bëhet markë e ndarë në vitin 2025 – do të ketë modele të shumta

PUBLIKUAR

Pasi Chevrolet e lansoi Corvette C8 me motorin e vendosur në mes të veturës, ka pasur thashetheme në lidhje me atë se prodhuesi i veturave do ta zgjerojë emrin e saj në një nën-markë me modele të shumta.

Në fund të vitit 2019, drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra e la të hapur mundësinë që diçka e tillë mund të ndodhë, dhe një raport i ri nga Car and Driver thotë se kjo ide ende nuk është shuar.

Raportohet se prodhuesi amerikan i veturave me bazë në Detroit, do të lansojë një nën-markë të re në vitin 2025, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij publikimi, Chevrolet planifikon që të lansojë 2 modele të markës Corvette së bashku me një veturë elektrike të markës në fjalë. Modelet e reja do të jenë një “coupe” me 4 dyer dhe një crossover me performancës të lartë.

Motor1.com kontaktoi me Chevrolet në lidhje me raportin, por prodhuesi i automjeteve nuk do të komentonte mbi spekulimet.

Burimi i Car and Driver i tha botimit se modelet do të diferencoheshin nga EV-të e tjerë me softuer dhe harduer të nivelit të lartë, si inverterë ultra-efikas, drejtim me katër rrota, komponentë të miniaturës dhe pajisje të tjera.

Makinat do të kenë gjithashtu një sistem elektrik 800 volt me kapacitet karikimi deri në 350 kilovat, bateri me densitet të lartë, një transmetim me dy shpejtësi, frenim me tel, vektorim rrotullues dhe një sistem ftohjeje të patentuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...