Coronavirusi mund të jetojë edhe në sipërfaqe të pemëve dhe perimeve. Si duhet të veproni para se t’i konsumoni?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Hulumtimet kanë konstatuar që coronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta siç janë plastika dhe çeliku me orë të tëra, në disa raste edhe me ditë. Tani ka rezultuar që edhe pemët dhe perimet mund të jenë transmetues të këtij virusi

Coronavirusi, si edhe të gjitha viruset e tjera të cilat janë shkaktarë të ftohjeve dhe gripave barten kur kollitemi dhe teshtijmë, përkatësisht nëpërmjet piklave, transmeton Telegrafi.

“Kur të ndodhë kjo, piklat bien në çdo sipërfaqe në perimetër prej dy metrave”, ka thënë për Body+Soul dr. Sam Hay dhe ka shtuar që pikërisht për këtë shkak transmetimi i virusit është goxha i thjeshtë.

“Kur fshijmë sytë, hundën apo gojën, virusin e bartni në gishta dhe pastaj në objektet të cilat i prekni. Kjo vlen edhe për pemët dhe perime nëpër shitore, të cilat njerëzit lirisht i prekin, thotë ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të ndërprisni blerjen e artikujve të freskët, por patjetër duhet të jeni të kujdesshëm me rastin e përgatitjes dhe konsumimit të tyre.

“Këshilla ime është që të prisni disa ditë para se të vendosni t’i konsumoni dhe t’i lani mirë”, thekson dr. Hay.

Rekomandimet lidhur me larjen e pemëve dhe perimeve janë këto:

▪ Lani duart 20 sekonda me ujë të nxehtë dhe me sapun;
▪ Verifikoni a ka në pemë dhe perime dëmtime dhe eliminoni me thikë;
▪ Lani shaminë para heqjes së lëvoreve dhe sigurohuni që ndotjet dhe bakteret nuk kanë pasur kontakt me thikën me të cilën do të pritni artikujt;
▪ Fërkoni butësisht pemët dhe perimet në vrushkull të ujit;
▪ Përdorni thikë të pastër dhe me të qëroni kastravecin, mollët apo pataten;
▪ Fshini me shami të thatë dhe me leckë të pastër apo me shami letre;
▪ Kur është fjala për sallatat apo lakrën, eliminoni të gjitha fletët e jashtme dhe lani mirë me ujë.

Pemët dhe perimet mund t’i mbani në frigorifer në temperaturë nën 5 gradë Celsius. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...