Conte: Real Madrid nuk mund t’i vajtojë mungesat

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur rreth rëndësisë së ndeshjes së nesërme që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Inter do të luaj nesër mbrëma si vendas kundër Real Madridit dhe Conte e pranoi se ndeshja kundër spanjollëve është si një finale për të dhe ekipin e tij duke pasur parasysh fillimin e dobët të fazës së grupeve nga ana e zikaltërve, raporton Gazeta Express.

“Për ne kjo ndeshje është një finale sepse pas humbjes në ndeshjen e parë dhe dy barazimeve të mëparshme nuk kemi shumë rrugëdalje”, u deklarua Conte.

Conte u pyet më pas nëse mungesat që ka skuadra e Real Madrid, do të lehtësojnë që të arrijnë tri pikë.

“Unë nuk mendoj se Reali mund të qajë nga ky këndvështrim. Ata kanë një skuadër të plotë, me shumë lojtarë të mirë. Fakti që mediat flasin për mungesat më bën të buzëqesh pak”, tha ai.

Interi gjendet në pozitën e fundit në grupin B të Ligës së Kampionëve me vetëm dy pikë të grumbulluara./

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...