Conte pritet ta zëvendësojë Artetan tek Arsenali

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte raportohet se është kandidat për të zëvendësuar Mikel Artetan në pozitën e trajnerit të Arsenalit.

Sipas The Telegraph, trajneri spanjoll ka pesë ndeshje për të ardhmen e tij, ndryshe klubi do ta largojë nga puna.

“Topçinjtë” paten një fillim të vështirë të sezonit me dy humbje në dy ndeshjet e para të Premierligës.

Sipas gazetës Conte është njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Artetan nëse ky i fundit shkarkohet.

Italiani u largua nga Interi pas dy sezoneve të kaluara në klub. Ai fitoi Scudetton në sezonin 2020/21, por përfundoi kontratën me Zikaltrit me marrëveshje të dyanshme për shkak të mendimeve të ndryshme rreth së ardhmes së klubit dhe strategjisë së transferimeve në verë.

Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u larguan nga “Giuseppe Meazza” pak javë pasi Conte u largua, duke kompletuar transferimet në PSG, respektivisht Chelsea. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...