Çmimin ndërkombëtar “James Dyson” e fiton pajisja e cila e detekton kancerin e lëkurës (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Një pajisje e lirë e cila mund ta detektojë kancerin e lëkurës e ka fituar çmimin ndërkombëtar “James Dyson”.

Pajisja e quajtur “sKan” është shpikur nga katër kanadezë të cilët kanë diplomuar në inxhinieri nga Universiteti McMaster, transmeton Telegrafi.

sKan është shumë e lehtë për t’u përdorur, përbëhet nga komponentë që nuk kushtojnë shtrenjtë, ndërsa me të mund të detektohet sëmundja shumë lehtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se një në tri raste të kancerit anë e mbanë botës janë të diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Në foto: Katër kanadezët, të cilët janë krijuesit e pajisjes sKan

Themeluesi i kompanisë ‘Dyson’, pra James Dyson, ka thënë se sKan e ka merituar këtë çmim për shkak se është një pajisje tejet e zgjuar e cila mund të shpëtojë jetë anë e mbanë botës.

Kanadezët Michael Takla, Rotimi Fadiya, Prateek Mathur dhe Shivad Bhasvar janë shpërblyer me 40,000 dollarë për ta zhvilluar këtë pajisje; e cila shfrytëzon senzorë të temperaturës për të ndihmuar në detektimin e hershëm të melanomës

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...