Clapper: Nuk ka pasur përgjim të fushatës Trump

PUBLIKUAR

Ish-drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, James Clapper, i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo përgjimi ndaj fushatës zgjedhore të Donald Trumpit.

“Nuk ka pasur aktivitet të tillë të përgjimit kundër presidentit, atëherë presidentit të zgjedhur, e as të kandidatit, ose kundër fushatës së tij”, tha ish-drejtori i inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Kongresi amerikan të shqyrtoj nëse administrata e ish-presidentit, Barack Obama, i ka keqpërdorë “fuqitë hetuese” gjatë fushatës së vitit 2016, transmeton Rel.

Një zëdhënës i ish-presidentit Obama i ka hedhur poshtë këto pretendime si “thjesht të falsifikuara”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...