Çka po ndodhë me degën e AKR-së në Lipjan?!

PUBLIKUAR

Që nga momenti i shpalljes së listave nga koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, në Lipjan kanë filluar pakënaqësitë nga dega AKR-së.

Njerëz të afërt të Kryetarit të AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli kanë shprehur pakënaqësi, dhe deklarime të tërheqjes nga kjo parti.

Kurse, deklarata e fundit e Kryetarit të Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan dëshmon këto paknaqësi sepse sipas kësaj deklarate të Bekim Ollurit, janë pezulluar dhe bojkotuar të gjitha aktivitetet e kësaj dege.

Kurse sipas burimeve të afërta të LipjaniNews ka paknaqësi në shumicën e nëndegëve nga shumë fshatra të Lipjanit.

I kontaktuar nga redaksia LipjaniNews, kryetari i kësaj dege, Sabit Pacolli ka qenë i pa qasshëm.

Burime të LipjaniNews kanë thënë se Sabit Pacolli, po kontaktohet nga të gjitha partitë në vend.

LipjaniNews ka qëndruar para selisë së AKR-së në Lipjan, por e njejta ka qenë e mbyllur gjatë gjithë kohës.

LipjaniNews, po përcjell nga afër të gjitha aktivitetet e kësaj dege, për të cilat do të ju mbaj të informuar gjatë gjithë kohës.

LipjaniNews/
4

21111

SHIKO MË SHUMË

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...