Çka ndryshon pasi zviceranët votuan ashpërimin e ligjit për armët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Votuesit kanë miratuar një reformë të diskutueshme të ligjit të armëve zvicerane për ta sjellë atë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se reforma fitoi 63.7% të votave të dielën. Rezultati ishte shumë më afër në disa rajone rurale, edhe pse votuesit në Kantonin e Ticinës ishin të vetmit që refuzuan amendamentin ligjor, shkruajnë mediat zvicerane.

Pronësia e armëve gjysmë automatike tani kërkon trajnim të rregullt për përdorimin e armëve të zjarrit dhe numërimin serik të pjesëve kryesore të disa armëve për të ndihmuar në ndjekjen e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter përshëndeti rezultatin, duke thënë se e bëri Zvicrën më të sigurt, duke përmirësuar gjurmueshmërinë e armëve të zjarrit dhe duke rritur shkëmbimin e informacionit me vendet e tjera evropiane, përcjell albinfo.ch.

“Por, më e rëndësishmja, traditat e armëve do të vazhdojnë dhe përdorimi i armëve të standardeve për ish-pjesëtarët e ushtrisë nuk do të ndikohen”, tha Keller-Sutter në një konferencë shtypi.

Kjo do të thotë se Zvicra nuk do të largohet nga zona e Shengenit, pasi nëse do të ndodhte ndryshe, atëherë, rrezikonte daljen.

Kundërshtarët pranuan humbjen, por u ankuan për një fushatë mashtruese nga mbështetësit. Ata paralajmëruan se rregulloret e reja do të dobësonin vlerat tradicionale.

Lobi i armëve filloi fushatën e vet në fillim, duke e shtyrë mesazhin e saj në mënyrë agresive.

Duke fituar përkrahjen e entuziastëve të armëve, ai mblodhi me lehtësi 50.000 nënshkrimet e nevojshme për të detyruar referendumin. Por ajo u përball me një betejë të vështirë gjatë javëve të fundit.

Kundërshtarët paralajmëruan se vendimi parlamentar ishte “diktuar nga BE” dhe do të çonte në “çarmatosjen” e Zvicrës nëpërmjet masave të “padobishme, të rrezikshme, jo zvicerane”, përcjell tutje albinfo.ch.

Turizmi dhe kufijtë

Qeveria dhe shumica e partive kryesore politike paralajmëruan se një kundërshtim i amendamentit ligjor do të mohonte autoritetet zvicerane të kenë qasje në një bazë të dhënash kriminale në mbarë Evropën dhe do të çonin në përjashtimin e vendit nga një sistem i përbashkët i sigurisë së BE nën lidhjen e jashtme të marrëveshjes së Shengenit.

Përkrahësit gjithashtu argumentuan se qeveria kishte fituar lëshimet e nevojshme nga BE duke respektuar traditën e Zvicrës për vetëmbrojtje dhe identitetin kombëtar që përfshin një qytetar të armatosur mirë.

Komuniteti i biznesit gjithashtu ishte i shqetësuar se përjashtimi nga zona e vetme kufitare e Evropës mund të komplikonte trafikun ndërkufitar dhe të pengonte turizmin. Kjo do të sillte më pak të ardhura.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...