Cilët meshkuj preferojnë gjoksin e madh, cilët gjoksin më të vogël

PUBLIKUAR

Psikologët Viren Swami dhe Martin J. Tovee, kanë bërë dy eksperimente për të zbuluar se në ç’mënyrë statusi ekonomik i mashkullit ndikon në atë që a i preferon femrat me gjoks të vogël apo me gjoks më të madh.

Në eksperimentin e parë janë përfshirë 266 meshkuj. Secilit kandidat i janë treguar figura të animuara të femrave me madhësi të ndryshme të gjoksit. Ata pastaj i kanë vlerësuar nga një deri në pesë në bazë të nivelit të tërheqshmërisë së tipit të caktuar, transmeton Telegrafi.

Ka rezultuar që meshkujt me status më të ulët socio-ekonomik konsiderojnë që gjoksi i madh është më tërheqës nga ata që kanë të ardhura të të larta.

Në eksperimentin e dytë dëshiruan të konstatojnë se a ndikon uria në atë se a janë më të prirë ndaj gjoksit të madh apo gjoksit të vogël femëror, duke pasur parasysh që gjoksi asociacion në lindjen dhe rritjen e fëmijës.

Të uriturit dhe të ngopurit
Kanë shfrytëzuar grupin e meshkujve të uritur dhe grupin e atyre të ngopur, të cilëve sërish u kanë treguar gjokse të ndryshme të animuara të femrave. Meshkujt të cilët i kanë parë këto gjokse të animuara të cilët kanë qenë të uritur kanë qenë të ngazëlluar me gjokset e bujshme të femrave, për dallim nga ata të cilët ishin të ngopur dhe konsideronin që më joshëse janë gjokset e vogla.

Pra, nga këto eksperimente mund të konkludohet që gjokset e mëdha femërore i preferojnë meshkujt e uritur me të ardhura të ulëta, ndërsa gjokset e vogla i preferojnë meshkujt e ngopur me të ardhura më të larta. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...