Cilësia e lëkurës varet nga ushqimi

PUBLIKUAR

lekura (1)

 

 

Përfundimi i mësipërm vjen nga një studim i fundit që lidh cilësinë e lëkurës me ushqimin.

Me fjalë të tjera pretendon studimi, fytyra është veçse pasqyra e asaj që hamë. Lëkura është organi më i përhapur dhe shtrirë, thonë dermatologet, si i tillë ai duhet të jetë në qendër të vëmendjes dhe kujdesit të gjithsecilit.

Pra për këtë nuk janë të mjaftueshme kremrat, cilado qofshin ato, por duhet të veprojmë nga brenda, nëpërmjet ushqimit. Studiuesit pretendojnë se ka ushqime të tilla të cilat janë në gjendje të përshpejtojnë dermatitet, skuqjen e mollëzave, frenojnë rënien e flokëve, kundërshtojnë aknet.

Veç këtyre, një ushqim i mirë mund të kundërshtojë edhe formimin e rrudhave dhe vonimin e plakjes se lëkurës.

Në radhe të parë vijnë frutat, posaçërisht portokajt, limoni, qitro, të cilat jenë në gjendje të stimulojnë prodhimin e kolagjenit.

Salmoni, i pasur në omega 3, ndihmon në ndriçimin e lëkurës, elasticitetin e saj dhe hidratimin e indeve. Ndërkohë avokado përmendet si një fryt me vlera të mëdha antioksidante.

Uji me limon ne mëngjes sapo ngriheni nga gjumi, është një detoksikant cilësor. Po kështu rekomandohet edhe qumështi dhe kosi në mëngjes të cilat ndikojnë në përmirësimin florës bakteriale.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...