Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Ashtu siç ka vitamina që nuk duhen marrë së bashku, ka edhe kombinimet më të mira

Vitaminat janë opsioni i parë në luftën kundër sëmundjeve dhe për forcimin e imunitetit.

Të rriturit dhe fëmijët, veçanërisht gjatë sezonit të viruseve dhe gripit, marrin një lloj suplementi, dhe kjo është krejtësisht në rregull nëse ka rekomandimin e mjekut.

Ashtu siç theksuam se ka vitamina që nuk janë të mira për t’u kombinuar, sepse kanë kundërefekt, ka edhe nga ato që më së miri merren së bashku, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi, vitaminat e tretshme në ujë mund të merren së bashku pa ushqim, kurse vitaminat e tretshme në yndyrë mund të merren së bashku me ushqimet që përmbajnë yndyra të shëndetshme.

Kombinimet e mëposhtme të suplementeve mund të jenë në fakt më efektive, shkruan “Singlecare”.

Vitamina D, vitamina K2 dhe vitamina të tjera të tretshme në yndyrë

Vitamina K1, ose phylloquinone, është e pranishme në zarzavate me gjethe të errëta, ndërsa vitamina K2 (menaquinones) gjendet në ushqimet e fermentuara dhe ushqimet me origjinë shtazore. Hulumtimet tregojnë se dy vitamina të tretshme në yndyrë (vitamina D dhe vitamina K2) punojnë së bashku për të siguruar që kalciumi të absorbohet në kockat tuaja në vend që të grumbullohet në arteriet tuaja.

Vitaminat e tretshme në yndyrë si A, D, E dhe K mund të merren në të njëjtën kohë. Sipas Son Ormond, mjek në Arizona, vitaminat e tretshme në yndyrë ruhen në mëlçi, yndyrë dhe muskuj të trupit dhe duhet të merren me yndyrën e vaktit.

 

Magnezi dhe vitamina D3

Veprimi i këtyre dy vitaminave përmirësohet kur merren së bashku. Një studim i publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition” tregon se pa magnez të mjaftueshëm, sinteza e vitaminës D dhe metabolizmi në trup është e dëmtuar. Në fakt, magnezi është i nevojshëm për të kthyer vitaminën D në një formë që trupi mund ta përdorë.

Bakri dhe zinku

Kur bëhet fjalë për kombinimin e bakrit me zinkun, gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin. Zinku ndërhyn në përthithjen e bakrit, por marrja e tepërt e zinkut mund të shkaktojë edhe mungesë bakri. Nëse merrni zink, rekomandohet që të merrni edhe një suplement bakri prej dy miligramësh për të mbështetur ekuilibrin e këtyre dy mineraleve në trup. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...