Cilat fruta mund t’i konsumoni edhe nëse vuani nga diabeti

PUBLIKUAR

Njerëzit që janë të prekur nga sëmundja e diabetit duhet të bëjnë kujdes për të mabjtur nivelin e sheqerit të ulët.

Një nga sfidat më të mëdha është edhe konsumimi i frutave, transmeton portali arbresh.info

Studimet e fundit kanë gjetur disa nga frutat që mund të konsumojnë personat e prekur nga diabeti.

Qershitë

Qershitë kanë nivel të ulët të sheqerit dhe ndihmojnë pacientët e prekur nga diabeti. Ato gjithashtu përmbajnë një dozë të shëndetshme të kaliumit dhe antioksidantëve.

Qitro

Për njerëzit që duan të humbasin peshë, qitro është një nga gjërat që duhet të mbajnë në tavolinë. Përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C.  Nëse vuani nga diabeti, mund të konsumi këtë frut, por mëqe kjo mund të ndikojë se si funksionojnë disa medikamente, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Dardha

Dardha ndihmojnë në humbjen e peshës, tretjen, shëndetin e zemrës, zvogëlimin e presionit të gjakut dhe rregullimin e niveleve të lëngjeve të trupit. Dardha gjithashtu përmban sasi të vogël të sheqerit.

Kumbulla

Edhe të freskëta dhe të thata, kumbullar përmbajnë fibra dhe vitaminë K. Japin shumë përfitime shëndetësore, jo vetëm te pacientët me diabet.

Portokalli

Shumica e fruteve agrume janë të mëdha dhe përmbajnë sasi të vogël të sheqerit. Portokalli është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe ndihmon pacientët me diabet./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...