Çifti vret nënën shtatzënë për t’ia marrë foshnjën (Foto)

PUBLIKUAR

Një çift në Dakota Veriore është duke u përballur me akuza për vrasjen e një gruaje shtatzënë për t’ia marrë foshnjën e për ta bërë për vete.

Savanna LaFontaine-Greywind, 22-vjeçare, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë kur u zhduk më 19 gusht, transmeton Express.

Trupi i saj u gjet të dielën në një lumë, e mbështjellë në qese të plastikes dhe i ngecur në një trung, njofton Minneapolis Star Tribune.

Sipas policisë, vdekja e saj cilësohet vrasje pa paramendim.

Të akuzuarit, William Hoehn, 32-vjeçar, dhe Brooke Crews, 38-vjeçare, ndodhen në paraburgim.

Ata i kanë dhënë policisë deklarata të ndryshme për atë se si ishin kujdesur për një foshnje të porsalindur e të shëndetshme vetëm dyditëshe, pasi LaFontaine-Greywind e kishte vizituar banesën e tyre ditën që u zhduk.

Gjetja e trupit të saj i jep fund kërkimit tetë ditor për të, në të cilin u përfshinë qindra vullnetarë, kërkime me qen, vendorë dhe oficerë lokalë dhe federalë.

Policia mendon se foshnja është e LaFontaine, por rezultatet e testit të ADN-së ende nuk janë bërë të ditura.

Crews dhe Hoehn përballen me më shumë akuza, për rrëmbim dhe se i kanë gënjyer hetuesit. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cifti-vret-nenen-shtatzene-per-t-ia-marre-foshnjen-foto-426690/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...