CIA po përpiqet të vrasë Trump para se të marrë detyrën

PUBLIKUAR

Një deklaratë shokuese është bërë nga një teoricien konspirativ, i cili thotë se Shërbimi Inteligjent amenrikan po përpiqet që të vrasë Donald Trump.

Lajmi bëhet i ditur nga media prestigjoze Express. Co.uk.“CIA është duke u përpjekur për të vrarë Donald Trump para se ai të marrë zyrtarisht detyrën muajin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Alex Jones dhe beson se CIA është “tepër e dëshpëruar” pasi po mundohet të eleminojë presidentin e zgjedhur, i cili pritet të marrë detyrën më 20 janar.

Jones tha se raportet që pretendojnë se Trump ka lidhje të ngushta me Kremlinin janë një “shenjë shumë, shumë serioze” e një komploti të mundshëm vrasjeje qe mund te kryhet tani afër.

Jones ka thënë se: “Ata (duke nënkuptuar CIA-n) janë tepër të dëshpëruar tani për shkak se ai (Trump) është gati për të rikthyer punën në Amerikë. Ai është gati të deaktivizoje globalizmin, ai është gati të rrëzojë gjithë sistemin e tyre. Pra, në mënyrë të qartë presidenti është në rrezik, në mënyrë të qartë presidenti i zgjedhur duhet të informohet për këtë që po ndodh. Unë e di se ai është duke u informuar për këtë”, shkruan Panorama.

Duke e bërë më të sigurt pretendimin e tij, Jones paralajmëroi se “elemente të bandave kriminale” brenda CIA-s i janë “vënë nga pas” Trumpit. “Ata janë duke i shkuar nga pas Presidentit duke pretenduar se ai është një spiun i huaj që po pengon vullnetin e popullit amerikan”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...