Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) e ka shpërblyer princin e kurorës të Arabisë Saduite, Muhammed bin Nayef, me medalje nderi për luftimin e terrorizmit.
Nayefit iu dha medalja “George Tenet” nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij të parë jashtë shtetit, në Turqi, fundjavën që lamë pas, raporton agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, përcjell Express.
Medalja i është dhënë atij si mirënjohje për “performancen e shkëlqyer të inteligjencës së princit Nayef në luftimin e terrorizmit dhe kontributin e tij për ta realizuar sigurinë botërore dhe paqen”.
Princi Nafyet, 57-vjeçar, ka shërbyer si ministër i Brendshëm i Arabisë Saudite që nga viti 2012, si dhe ka punuar për t’i ndalur operacionet e al-Qaedas në Arabi Saudite për shumë vite.
Në vitin 2009, ai i mbijetoi një tentim vrasjeje nga një grup.


