Christopher Cavoli emërohet nga Biden si gjenerali më i ri i lartë amerikan në Evropë

PUBLIKUAR

Christopher Cavoli, kreu aktual i forcave të ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, është emëruar nga presidenti amerikJoe Biden për të shërbyer si gjenerali më i lartë amerikan në Evropë si kreu i Komandës Evropiane të SHBA-së, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Cavoli pritet të marrë përgjegjësinë për rreth 100,000 trupa amerikane nga të gjitha shërbimet e stacionuara në Evropë, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu konfirmoi në Twitter të martën se Këshilli i Atlantikut të Veriut i aleancës kishte miratuar emërimin e Cavoli-t si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë.

Ai në këtë rol do të mbikëqyrë forcat ajrore të NATO-s që fluturojnë rregullisht nëpër Evropë, për të gjurmuar avionët rusë veçanërisht kur ata fluturojnë pa u identifikuar.

Ai do të zëvendësojë gjeneralin e Forcave Ajrore Tod Wolters, i cili pritet që të dalë në pension.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...