Chris Murphy: Jahjaga e vetmja lidere e pakorruptuar në skenën politike në Kosovë

PUBLIKUAR

Situata në të cilën gjendet vendi, duket se ka ndikuar edhe në humbjen e besimit të faktorit ndërkombëtar në spektrin politik kosovar.
Këtë e ka bërë të ditur, edhe senatori Chris Murphy, i cili së fundmi ka realizuar një vizitë në Kosovë dhe atë me agjendë të reduktuar.

Në një intervistë për Koha Ditore, Murphy ka thënë se zgjidhja për krijimin e institucioneve është në dorën e presidentes Jahjaga. Kjo pasi që ai konsideron se Jahjaga është personi i vetëm në skenën politike të Kosovës e cila nuk është e korruptuar.

“Të gjithë pajtohen se ajo është një nga personat, në mos lideri i vetëm i pakorruptuar në skenën politike në Kosovë”, ka thënë Murphy.

Ai ka theksuar se faktori ndërkombëtar ka besim të madh se nën udhëheqjen e saj do të formohet koalicioni i cili do ta bëjë Qeverinë e re.

“Mendoj që presidentja është personi i përsosur që të ndihmojë në krijimin e Qeverisë së re. Kemi besim të madh se nën udhëheqjen e saj do të formohet koalicioni”, ka theksuar Murphy, ndërsa është shprehur skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...