Chiesa përshkruan golin ndaj Austrisë: Qëndrova i qetë

PUBLIKUAR

Federico Chiesa tha se ai qëndroi i qetë teksa e përshkroi golin e tij ndaj Austrisë dhe theksoi se Italia e meritoi kualifikimin në çerekfinale.

23-vjeçari zhbllokoi rezultatin në vazhdime të ndeshjes ndaj Austrisë në “Wembley”, shkruan Gazeta Express.

“Ne e merituam të shënonim dhe të kualifikoheshim. Trajneri dëshiroi që ne të ishim gati. Ai vazhdonte të thoshte se janë 26 startues dhe të gjithë duan të ndihmojnë” – tha Chiesa për Sky Sport Italia.

Ish-futbollisti i Fiorentinas i dha Italisë epërsinë në minutën e 95-të të ndeshjes.

“Unë qëndrova i qetë. Në këto situata, ti dëshiron të shkosh direkt për gol. Në vend të kësaj, unë vendosa që ta ndalja topin dhe të pushoja pak para se të gjuaja” – tregoi anësori i Juventusit.

Italia siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2020 pasi fitoi 2:1 në vazhdime ndaj Austrisë, kurse tani do të përballet me fituesin e duelit mes Belgjikës dhe Portugalisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...