Chiellinit i ofrohet vazhdimi i kontratës

PUBLIKUAR

Veteranit të mbrojtjes i skadon kontrata gjatë verës dhe mund ta vazhdojë atë për një vit. Me gjasë, Chiellini do të pensionohet tek “Zonja e Vjetër”

Giorgio Chiellinit i është ofruar vazhdimi i kontratës me Juventusin. Në fakt, qendërmbrojtësit italian do t’i skadojë kontrata gjatë kësaj vere dhe “Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të ndahen me të. Sipas mediave italiane, veteranit të mbrojtjes i është ofruar një kontratë njëvjeçare me Bardhezinjtë.

Ish-përfaqësuesi italian i ka kaluar 16 sezone me klubin torinez dhe ka mundësi të pensionohet tek “Zonja e Vjetër”, përcjell Gazeta Express. Chiellini ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali në dekadën e fundit.

Krahas qendrës së mbrojtjes, ai mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Gjithashtu, di të jetë i rrezikshëm edhe në goditjet me kokë. Me Juven, futbollisti kishte karrierë mjaft të suksesshme, por ka mbetur ende pa e fituar Ligën e Kampionëve.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...