Chelsea nuk e shet Giroudin

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez nuk e ka ndërmend të lëviz nga Londra, derisa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Juventusi

Chelsea nuk e ka ndërmend të shesë Olivier Giroudin, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, sulmuesi francez pëlqehet nga Juventusi, por duket se e ardhmja e tij do të jetë e lidhur me klubin londinez.

Trajneri Andrea Pirlo e ka kërkuar një sulmues, i cili do ta kompletonte repartin ofanziv me Ronaldon, Dybalan e Moratan.

Edhe vetë ish-futbollisti i Arsenalit do ta pëlqente një eksperiencë tek “Zonja e Vjetër”.

Mirëpo, Giroud është i fokusuar tek Evropiani i kësaj vere dhe shkuarja në Torino për të do të përbënte rrezik, pasi mund të përfundonte eventualisht në bankinë.

E në anën tjetër, ai e ka fituar besimin e trajnerit Frank Lampard tek “Blues”, ku po luan më shpesh.

Lëndimi i Timo Wernerit ia ka mundësuar përfaqësuesit francez të ketë paraqitje më të shumta për ekipin nga “Stamford Bridge”.

Sot për sot, Giroud nuk e ka ndërmend të largohet nga Anglia.

Por, gjatë verës që vjen mund të ndodh gjithçka.

Në të kaluarën, Giroud ishte bërë objektiv edhe i klubit tjetër italian, Inter. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...