Chelsea nuk e kontaktoi asnjëherë Allegrin

PUBLIKUAR

Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano raporton se Chelsea ‘kurrë nuk kontaktoi Max Allegrin’ pasi Thomas Tuchel është në prag të transferimit në Stamford Bridge për të zëvendësuar tashmë të shkarkuarin Frank Lampard.

Allegri, i cili fitoi 11 trofe në periudhën e tij pesë-vjeçare në Juventus, u shkarkua nga “Zonja e Vjetër” në verën e vitit 2019.

Ai ishte lidhur me një numër të klubeve të mëdha evropiane gjatë vitit të kaluar, por ai nuk është kthyer në aksion ende.

PSG, Inter dhe Manchester United u përfolën si destinacione të mundshme për trajnerin italian i cili tani raportohet të jetë shënjestër e Romës, nëse Paulo Fonseca përballet me shkarkimin.

Sipas gazetarit të Sky Italia, Fabrizio Romano, Chelsea, i cili tani ka shkarkuar trajnerin e tyre Frank Lampard, nuk e ka kontaktuar kurrë Allegrin për t’i ofruar punë në “Stamford Bridge”.

Ish-trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel pritet të transferohet në Londrën e Jugut për të zëvendësuar legjendën e Chelseas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...