Chelsea ka vendosur ta shkarkojë Lampardin

PUBLIKUAR

Frank Lampard do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat, pasi u udhëhoqi skuadrën për vetëm 18 muaj, si pasojë e pesë humbjeve në tetë ndeshjet e fundit.

Lajmi për shkarkimin e tij vjen vetëm 24 orë pas fitores së Chelseat 3:1 kundër Luton Town në FA Cup, por forma e skuadrës në Premierligë lë shumë për të dëshiruar, transmeton Gazeta Express.

42-vjeçari ia doli të përfundojë në top katërshen e Premierligës me Chelsean sezonin e kaluar, gjë që u vlerësuar si arritje mbresëlënëse pasi klubi e kishte të ndaluar të transferonte lojtarë në verën që iu bashkua ai.

Megjithatë, Chelsea i shpenzoi rreth 250 milionë euro për blerje të reja këtë sezon, në përpjekje për ta ngushtuar hendekun me Liverpoolin dhe Manchester City në garë për trofe.

Por blerjet e reja kanë dështuar dhe paraqitjet e Chelseat si ekip janë përkeqësuar vazhdimisht.

Sipas mediave angleze, durimi i drejtuesve të klubit londinez me trajnerin Lampard është sosur dhe se ish-mesfushori i Chelseat dhe Anglisë do të shkarkohet së shpejti.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe PSG-së, Thomas Tuchel, pritet ta zëvendësojë Lampardin në stolin e Chelseat.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...