Chelsea e fiton Superkupën, e mposht Villarrealin pas penalltive

PUBLIKUAR

Chelsea ka arritur ta fitojë Superkupën e Evropës, pasi ka mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express

Ishte Chelsea që kaloi i pari në epërsi përmes Hakim Ziyech i cili realizoi golin në minutën e 27-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të. Gerard Moreno realizoi golin që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime të dy ekipet patën disa raste, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Në penallti, Chelsea fitoi 6:5, me Kepa Arrizabalagan që priti dy penallti, duke u inkuadruar në lojë pikërisht për pjesën e ekzekutimit të penalltive. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...