Çfarë po përpiqet t’ju thotë trupi përmes thonjve të cilët po ju çahen apo thyhen shpesh…

PUBLIKUAR

Ndër mineralet më thelbësore apo më të rëndësishme në trupin e njeriut është magnezi sepse furnizon shumë antioksidantë dhe veti tjera të rëndësishme.

Veç kësaj, ky mineral është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e eshtrave, metabolizmin e karbohidrateve, amino acideve dhe kolesterolin, si dhe ndihmon në shërimin e plagëve, transmeton Telegrafi.

Është çelësi për absorbimin e vitaminës C dhe B – të cilat janë të domosdoshme për promovimin e shëndetit ët trurit dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Këto janë simptomat të cilat tregojnë se keni mungesë magnezi, gjë që e shpjegon më së miri gjendjen e ndjeshme të thonjve:

– Ndjeheni të lodhur

– Keni probleme me dëgjim

– Keni marramendje

– Thonj dhe flokë më të dobët

Në anën tjetër, nëse mungesa e këtij minerali është më e madhe, ajo mund të shkaktojë edhe probleme serioze si paraliza, verbëria etj.

Pra, zgjidhja më e mirë për t’i shmangur të gjitha këto probleme shëndetësore është ta bëni magnezin pjesë të dietës tuaj të përditshme.

Ndër ushqimet që përmbajnë magnez janë: spinaqi, çaji i zi, ushqimi i detit, arrat etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...