Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka treguar për takimin që ka pasur sot në zyrën e saj me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Merkel ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihet duke biseduar me udhëheqësin serb në një ballkon të ndërtesës së Kancelarisë gjermane, shkruan Gazeta Express.
“Kancelarja Merkel mirëpret kryeministrin serb Vucic. Kancelarja inkurajon Serbinë të vazhdojë reformën e shtetit ligjor – bashkë me shoqërinë civile”, thuhet në legjendën e fotografisë së publikuar nga Merkel në rrjetin social.


