Çfarë në të vërtetë është një Toyota GR86?

PUBLIKUAR

Subaru dhe Toyota kanë bashkuar forcat për zhvillimin e veturës BRZ, kurse tani në treg është shfaqur modeli si motër i kësaj veture, Toyota GR 86 që është pasues i modelit GT 86.

Toyota ka bërë të pamundurën që të del diçka e mirë, enterieri ka për qëllim që maksimalisht ta fokusoj shoferin – kështu ekrani është vendosur në atë mënyrë që shoferi nuk ka nevojë të heq sytë nga rruga, kurse ekrani prej 7 inçëve i jep pikërisht këtë pamje moderne, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë peshon rreth 1,270 kilogramë, kurse në Toyota porosisin se janë munduar shumë për këtë model – në kuptimin që të jetë më i lehtë për vozitje – e rol të madh kanë luajtur materialet siç janë alumini që mbulon kulmin.

GR 86 e vë në lëvizje motori 2.4 litra me katër cilindra, sikurse tek Subaru BRZ që prodhon 232 kuaj-fuqi. Kur është fjala për shpejtësi – është mjaft mbresëlënëse, shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 6.3 sekonda.

Kanali Throttle House në YouTube e ka testuar këtë veturë dhe madje e kanë futur në pistë për t’i parë rezultat e punës së palodhshme të gjigantëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...