Nëse hiqni dorë nga mishi, jo vetëm që do të bëni mirë për ndryshimet klimatike, por do t’i sillni vetes edhe shumë përfitime shëndetësore.
Këto janë disa nga arsyet të cilat do t’ju bindin të hiqni dorë nga mishi:
Humbja e peshës
Mesatarisht një person mund të humbë deri në 5 kilogramë nëse heqin dorë nga mishi, transmeton Telegrafi.
Të paktën kështu thonë hulumtuesit të cilët kanë analizuar 15 studime përgjatë Evropës dhe amerikes dhe kanë zbuluar se dietat me bimë do t’ju ndihmojnë të humbni peshë edhe pa i numëruar kaloritë apo pa e ndryshuar rutinën e ushtrimeve fizike.


