Çfarë ndodhë nëse nuk hani mish për një vit?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Nëse hiqni dorë nga mishi, jo vetëm që do të bëni mirë për ndryshimet klimatike, por do t’i sillni vetes edhe shumë përfitime shëndetësore.

Këto janë disa nga arsyet të cilat do t’ju bindin të hiqni dorë nga mishi:

Humbja e peshës

Mesatarisht një person mund të humbë deri në 5 kilogramë nëse heqin dorë nga mishi, transmeton Telegrafi.

Të paktën kështu thonë hulumtuesit të cilët kanë analizuar 15 studime përgjatë Evropës dhe amerikes dhe kanë zbuluar se dietat me bimë do t’ju ndihmojnë të humbni peshë edhe pa i numëruar kaloritë apo pa e ndryshuar rutinën e ushtrimeve fizike.

Rrezik më i vogël për sëmundjet e zemrës

Sipas ekspertëve shëndetësorë, vegjetarianët kanë shtypje më të lartë të gjakut dhe nivele më të vogla të kolesterolit.

… edhe për diabetin

Një studim ka zbuluar se njerëzit që vazhdimisht konsumojnë të gjitha llojet e mishin kanë 29 për qind më shumë mundësi të zhvillojnë diabetin sesa vegjetarianët.

Admiruesit e mishit janë më të prirë të zhvillojnë kancer

Organizata e Shëndetësisë Botërore i klasifikon mishrat e përpunuar industrialist si kancerogjenë, që do të thotë se disa nga ushqimet tuaja të përditshme janë në të njëjtën kategori me duhanin dhe rrezatimet gama.

Filloni të ndjeheni më mirë pas çdo ushtrimi fizik

Nëse muskujt ju shkaktojnë dhimbje pas ushtrimeve fizike, kjo mund të jetë për shkak se dietat me proteina shpin në ndërtimin e produkteve të panevojshme, siç është acidi urik dhe acidi laktik.

Do të ndjeheni më mirë në përgjithësi

Miliarderi Richard Branson thotë se heqja dorë nga mishi e ka bërë atë të ndjehet më i shëndetshëm dhe më aktiv.

Matt Frazier, autor i blogut “No Meat Athelete”, ka shkruar se vegjetarianizmi e kanë bërë atë të vrapojë më shpejt, e ka lejuar atë të hajë më shumë dhe të humbë peshë, ndërsa tani ka zbuluar shumë ushqime të reja të preferuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...