Çfarë ndodh nëse ngelesh shtatzënë gjatë depresionit

PUBLIKUAR

Për ata që janë prekur nga depresioni, një studim i ri sjell lajme të këqija. Nëse nëna ose babai janë në depresion, ka më shumë gjasa se zakonisht për lindje të parakohshme.

Shkencëtarët suedezë ekzaminuan një numër prindërish të porsalindurish, lidhur me përdorimin e antidepresivëve dhe nivelin e depresionit.

Lindja e parakohshme mund të ndikojë rëndë në zhvillimin dhe shëndetin e foshnjës, tek zhvillimi i trurit, e mund të ndikojë deri edhe tek paraliza celebrale që mund të shfaqet më vonë, në mosha të mëdha.

Ndërsa ky studim, sugjeron se femrat që janë në gjendje depresioni, ose trajtohen me antidepresantë, kanë rrezikshmëri më të lartë për të lindur para kohe, shkruan Anabel. Ky është i pari kërkim që ka studiuar lidhjen që mund të ketë edhe gjendja e babait tek fëmija i ngjizur.

Kërkuesit suedezë shqyrtuan të dhënat nga të dy sekset: Baballarët që vuajnë nga depresioni kronik duket se nuk sjellin rrezik për një lindje të parakohshme, por meshkujt që sapo kishin hyrë në fazë depresioni në momentin kur ishte ngjizur fëmija, kishin 38% më shumë rrezik për të pasur fëmijë të lindur para kohe, nga 22 deri pas 31 javësh shtatzëni, nga 37-42 javë, që konsiderohet koha e duhur që një foshnje të zhvillohet plotësisht.

Të dhëna të rëndësishme mbi këto pasoja i ka dhënë Kongresi i Obstetrëve dhe Gjinekologëve Amerikanë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...