Çfarë ndodh kur e gëlltitni çamçakëzin?

PUBLIKUAR

Përtypja e çamçakëzit bëhet për ta freskuar frymëmarrjen dhe për t’i pastruar dhëmbët.

Pas kësaj, çamçakëzi duhet t’i hidhet në bërllok. Sidoqoftë, kjo nuk ndodh gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Sipas klinikës Mayo, gëlltitja aksidentale e çamçakëzit mund të duket e rrezikshme, por nuk është e dëmshme.

Një mit thotë se gëlltitja e çamçakëzit bën që ai të mbetet në stomak për shtatë vjet para se të mund të tretet, por a është kjo e vërtetë?

Epo, nëse e gëlltitni çamçakëzin, është e vërtetë se trupi nuk mund ta tretë atë. Por, çamçakëzi nuk qëndron aty për shtatë vjet.

Çamçakëzi lëvizë pa problem përmes sistemit tretës dhe nxirret përmes jashtëqitjes.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se vetëm përtypja e çamçakëzit, pa e gëlltitur atë, mund të shpie në fryrje të barkut.

Kjo për shkak se çamçakëzit përmbajnë ëmbëltues artificialë që me vështirësi absorbohen nga stomaku dhe kështu shkaktojnë dhimbje abdominale dhe fryrje barku.

Në doza të mëdha, kjo mund të shkaktojë edhe diarre kronike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...