Çfarë na tregojnë njollat e bardha në thonjtë tanë?

PUBLIKUAR

Nuk ka gjithmonë arsye për shqetësim

Duart dhe thonjtë janë diçka që ne fillimisht i vërejmë te njerëzit dhe ndonjëherë disa parregullsi mund të bien në sy.

Dukuri e shpeshtë janë vijat në thonj që mund të jenë të forta, por përveç estetikës, a është kjo një arsye për t’u shqetësuar?

Anomalitë e thonjve në duar apo këmbë janë më së shumti tregues të disa dëmtimeve të lehta, të cilat pa i vërejtur i bëjmë gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë ato mund të jenë tregues të mungesës së disa vitaminave.

Kontaktoni mjekun tuaj nëse thonjtë tuaj kanë ndryshuar ngjyrën, strukturën, formën ose trashësinë dhe nuk e dini pse.

Njollat e bardha ose vijat janë normale dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Vijat paralele të bardha që shtrihen në të gjithë thoin janë shenjë e niveleve të ulëta të proteinave në gjak. Mungesat që lidhen më shpesh me këtë problem janë ato të zinkut dhe kalciumit.

Kur një njollë ose vijë e bardhë shkaktohet nga dëmtimi i thonjve, gjendja njihet si ‘Leukonychia’.

Kësisoj, zonat e bardha mbeten të pandryshuara kur ushtrohet presion mbi to. Këto zona do të rriten si vetë thoni.

Vetë thonjtë janë prej keratine. Kjo është e njëjta substancë që trupi juaj përdor për të krijuar qime dhe shtresën e sipërme të lëkurës tuaj. Ju keni pasur thonj në duar dhe këmbë edhe para se të lindnit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...