Çfarë kërkuan njësia speciale ”Tigrat” në Operën dhe Baletin e Maqedonisë? (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Burime të 24Vesti bëjnë të ditur se dy ditë para ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë, 15 pjesëtarë të njësisë speciale ”Tigrat” kanë bërë ushtrime në Operën dhe Baletin e Maqedonisë (OBM).

Ky burim nga OBM-ja ka dërguar edhe fotografi në redaksi ku mund të shihen pjesëtarë të armatosur të ”Tigrave” se si dalin nga objekti.

Ata kanë hyrë në OBM përmes bodrumit, kurse ushtrimi ka zgjatur rreth një orë. Drejtori i OBM-së, Igor Durllovski, as e mohoi, as e vërtetoi këtë informacion.

24Vesti ka kërkuar sqarime nga MPB-ja në lidhje me këtë rast, se përse mbahen ushtrime pikërisht në OBM, ku drejtori është njëri nga organizatorët e protestave dhe përse kjo njësi nuk u aktivizua për të shpëtuar deputetët, por nuk janë përgjigjur për këtë çështje.

Durllovski nuk ka dhënë sqarime tjera, ndërkaq është tërhequr nga organizimi i protestave të përditshme të shoqatës ”Për Maqedoni të Përbashkët”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...