Çfarë janë pikat e bardha në thonjtë tuaj

PUBLIKUAR

Një nga shkaqet më të zakonshme për këto pika të bardha, të cilat shfaqen si në thonjtë e duarve ashtu edhe në të këmbës, është një gjendje e quajtur leukonychia.

Emri duket shqetësues por kjo gjendje në fakt nuk është e tillë. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se këto pika shfaqen si pasojë e mungesës së zinkut ose kalciumit, kjo nuk është e vërtetë.

Ato shfaqen pas dëmtimeve të vogla që pësojnë thonjtë tuaj si pasojë e goditjeve ose e ndonjë shkaku tjetër.

Nëse nuk mbani mend ndonjë gjë që të ketë dëmtuar thonjtë tuaj, kini parasysh se thonjtë rriten shumë ngadalë kështu që goditja mund të ketë ndodhur edhe para disa javësh.

Çfarëdo qoftë arsyeja e dëmtimit, këto pika nuk kanë nevojë për trajtim dhe duhet të largohen me rritjen e thonjve.

Por nëse të gjithë thonjtë tuaj kanë pika të bardha të cilat nuk largohen, atëherë kjo mund të lidhet me ndonjë sëmundje si ato kardiovaskulare, të veshkave, anemi ose diabet.

Gjithsesi nëse shihni anormalitet në thonjtë tuaj, duhet të konsultoheni me mjekun pasi thonjtë shpesh janë tregues të disa sëmundjeve me rëndësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...