Çfarë i tërheq më shumë femrat tek një mashkull?

PUBLIKUAR

terheqja_5503

Çdokush ka vizionin e vet të mashkullit “të përsosur”, mirëpo ekziston një cilësi të cilën një numër i madh femrash e vë, në rend të parë.

Cilën vecori e pëlqejnë me shume femrat tek një mashkulli? Besnikërinë? Pamjen? Aftësinë për të bërë humor? Çdokush ka vizionin e vet të mashkullit “të përsosur”, mirëpo ekziston një cilësi të cilën një numër i madh femrash e vë, në rend të parë, si kryesoren – aftësinë për të dëgjuar!

Një hulumtim të cilin e ka bërë revista për meshkuj “Men’s Health” ka treguar që 53 për qind e femrave aftësinë për të dëgjuar e konsiderojnë vetinë më joshëse praktike, të cilën mund ta ketë partneri? Përse mendojnë kështu?

Çfarë dobie ka ripërsëritja e gjërave se si e keni kaluar ditën, nëse partneri juaj nuk tregon interesim për t’ju dëgjuar? Pastaj, nëse ai vërtet ju dëgjon, duke dëshiruar që t’i ndani të gjitha me të, edhe ai do ta bënte të njëjtën gjë. Interesimi reciprok për gjërat e kaluara gjatë ditës do t’ju ofrojë edhe më shumë, ndërkaq lidhja do të bëhet më e fuqishme.

Kur jeni bindur që keni kujdesin e përbashkët dhe kur me kujdes ju dëgjon derisa ju flisni, p.sh., derisa i tregoni për prezantimet në punë apo për planet për vikend, do të ndiheni tepër mirë. Kështu partneri ju bën me dije se ka dëshirë t’ia tregoni atë që konsideroni që është e rëndësishme.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...