Është vërtetuar se 90 për qind e femrave do t’i përjetojnë dhimbjet e padurueshme të ciklit menstrual
Megjithatë, duhet të keni kujdes, dhe në rast se keni dhimbje të tilla të forta, është mirë të këshilloheni te doktori sepse këto dhimbje mund të jenë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor, siç është endometrioza apo infeksion i mitrës, transmeton Klan Kosova.
Por, fatkeqësisht jo gjithkush mund të kalojë një fazë të tillë pa përdorur medikamente nga konsulta e mjekut, e në anën tjetër, dikush mund ta kalojë të njëjtën periudhë vetëm me ndihmën e ilaçeve apo produkteve natyrale.
Prandaj, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që gjatë fazës së ciklit të konsumoni ushqim që përmban magnez dhe kalcium – të cilat janë të shëndetshme për të ndihmuar relaksimin e muskujve dhe lehtësimin e dhimbjeve. Preferohet të konsumoni spinaq dhe hithra, ndërsa mund t’i kombinoni edhe me ndonjë sos të shijshëm.



