Çfarë duhet të hanë veganët që të jenë të shëndetshëm?

PUBLIKUAR

Nutricionistja britanike, Jenna Houp, ka zbuluar rregullat të cilave duhet t’u përmbahen të gjithë ata të cilët dëshirojnë të bëhen veganë, në mënyrë që të ruajnë imunitetin dhe të jenë të shëndetshëm

Ajo i ka treguar grupet kryesore të bimëve dhe vitaminave të cilat duhet rregullisht t’i marrin në mënyrë që organizmi të mos dobësohet, transmeton Telegrafi.

Llojllojshmëria e ushqimit është shumë e rëndësishme për marrjen e mikrobeve të shëndetshme të zorrëve për të cilat dimë që janë të lidhura me shumë faktorë të shëndetit të përgjithshëm, midis të cilëve janë për drejtimin e peshës trupore, gjumin dhe imunitetin.

“Ata të cilët janë në dietë vegane duhet të sigurojnë që shumica e dietave të tyre të përmbajnë perime, pemë, fasule, bishtajore, fruta arrore dhe farëra”, thotë JennaHoup.

Çdo pjatë vegane duhet të përmbajë bizele, brokoli, lulelakër, patëllxhan, kërpudha, speca, spinaq, moraçë, kungullesha etj.

“Racionet duhet të përmbajnë burime proteinash siç janë perimet, fasulja, thjerrëzat, barishtet, frutat arrore, patatja, orizi ngjyrë kafeje, kus-kus etj.

Këta përbërës janë burim i rëndësishëm i yndyrave dhe ndihmojnë në absorbimin e përbërësve ushqyes, insulinës, prodhimit të hormoneve dhe rregullimit të inflamacioneve.

Ushqimi siç janë farërat, vaji i ullirit dhe avokadoja janë opsione të shkëlqyeshme vegane”, ka theksuar ajo.

Kur është fjala për vitaminat, situata është paksa më e vështirë në zgjedhjen e ushqimit, por nuk është e pamundshme.

Kalciumi është esencial për shëndetin e eshtrave dhe mund të gjendet në produktet e qumështit, por ka edhe në perimet me fletë të gjelbra dhe në qumësht i cili nuk ka prejardhje shtazore.

Jodi gjithashtu gjendet në produktet e qumështit dhe në peshkun e bardhë, mirëpo veganët mund ta gjejnë edhe në ushqimet e detit, patate dhe në kumbulla të thata.

Veganët shpesh kanë problem me mungesën e vitaminës D prandaj duhet të marrin tableta të cilat e përmbajnë këtë vitaminë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...