Çfarë do të na ndodhë nëse nuk lahemi një vit të tërë?

PUBLIKUAR

Të gjithëve ndonjëherë, duke u ngutur, na ka ndodhur që të mos lahemi ose të mos bëjmë dush. Kjo gjithsesi mund të jetë e pakëndshme, mirëpo çfarë do të na ndodhte realisht nëse nuk do të lahemi 365 ditë?

Nuk është e vështirë të konkludohet që ajo nuk do të jetë aspak e këndshme, transmeton Telegrafi.

Kundërmimi

Bakteret e grumbulluara dhe lëkura e vdekur do të përziheshin me djersën dhe do të prodhonin erë të keqe.

Infeksionet

Gërvishtjet dhe prerjet, për shkak të sasisë së madhe të baktereve, do të mund të infektonin shumë shpejt.

Xhungat

Lëkura e vdekur, në pjesët më të yndyrta të trupit do të përzihej me yndyrat trupore. Kjo pastaj do të infektonte dhe do të shfaqeshin xhunga të ndryshme.

Sukrepi, inflamacione, kërpudhat

Inflamacionet dhe kruajtja, të cilat do të shfaqeshin, do të jenë shumë të dhembshme. Lëkura e vdekur midis gishtave të këmbëve do të jetë vend i përshtatshëm zhvillim të kërpudhave.

Kruajtja e kokës

Flokët do të gërshetoheshin, ndërkaq përzierja e yndyrave të tyre, lëkura e vdekur dhe ndotjet do të shkaktonin kruajtje të fuqishme.

Doktoresha Cameron Rokhsar, dermatologe nga Klinika e Nju-Jorkut Mt. Sinai Medical Center, thotë që njeriut në atë gjendje do të duhej rreth një vit që të kthehet në gjendje normale, derisa shërimi do të zgjaste disa javë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...