Centrum fiton derbin e javës në Liga Total

PUBLIKUAR

Centrum fiton derbin e javës në Liga Total

Kryendeshja e javës së 13-të në Liga Total i takoi Centrumit e cila mposhti kampionët aktual të Dobrajes. Duele interesante pati në Superligë, ndërsa Liga e Dytë dhe e Tretë vazhduan me luftën për zonat play-off. Në vazhdim ju sjellim një reportazh për të tria ligat.

SUPERLIGA

Kryendeshja e javës ishte ajo mes Centrumit dhe Dobrajës që i takoi ekipit Lipjanas të Centrum të cilët fituan me rezultat 6-2, ku Azem Ibrahimi bëri një super paraqitje bashkë me shokët e tij.Gjithashtu me fitore vazhdoi dhe Standard Benz që mundi 2-1 Macet e Zeza me goxha vështirësi, ashtu siç fituan dhe Bajrami ndaj Xhamisë së Magurës 4-2. Fitorja në tavolinë 3-0 ndaj Prishtinës së Re që nuk udhëtoi fare në këtë takim, Sllovisë i dha piket që e rendisin ekipi në zonën Champions, teksa Dobraja del nga top-katërshja. Luftë e madhe po bëhet edhe në fund të tabelës, ku për momentin Dream Team dhe Minatori gjinden në zonën e rrezikshme, ndërkaq Venezia dhe Real Magurja janë të rrezikuara në zonën play-off.

Më poshtë gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë.

LIGA E DYTË

Avni Ita fitoi 9-1 ndaj Profesional Elektros dhe tashmë duket shumë afër titullit kampion. Ndërkaq sfida mes Ardenos dhe Gumnaselles u ndërpre në fund për shkak të një incidenti. Në duelet tjera vlen të veçohen fitoret bindëse të Nivelës dhe Restaurant Shpellës, qe vazhdojnë të ruajnë ritmin në krye të tabelës.
Mbretërit fituan 6-1 ndaj Qullëve, ashtu siç bënë dhe Nipat e Dajës që mundën 6-3 Mia san Mian. Në fund të tabelës janë Teos dhe Izbo, ndërkaq në zonën play-off gjinden Profesional Elektro dhe Besa Sllovisë. Teksa, ndeshjet e xhiro në vazhdim priten të jenë shumë interesante.

Më poshtë gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.

LIGA E TRETË

Humbjen e parë sezonale e pësoi Flaka që u mund 3-2 nga Mermeri, fitore të cilën e shfrytëzoi Relux dhe Shpella qe fituan ndeshjet e tyre. Shpella mundi 6-1 Bujarinë, ndërsa Relux 4-2 Officerat.
Teksa, dueli mes Qallapekut dhe Rubfocit gjithashtu u ndërpre në minutat e fundit të takimit. Fitore shënuan edhe Ufot me Teqën që mundën Stubllen, përkatësisht Bad Boys. Nëfund gjinden Bad Boys dhe Mega Petrol.

Më poshtë gjeni rezultatet dhe tabelën e kësaj jave në Ligën e Tretë. 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...